Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes të ndodhur pak momente më parë tek parkimi pranë QSUT-së në Tiranë. Një person është plagosur me armë zjarri brenda makinës pranë parkimit të spitalit.
Gazetari Ermal Vija raporton nga vendi i ngjarjes se bëhet fjalë për një punonjës policie të policisë së burgjeve. Raportohet se polici Shkëlqim Haxhimali ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.