Nga dita e martë deri ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira deri të dendura në pjesën më të madhe të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Java mbyllet me ditën e Premte ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët.
Por edhe vranësira kalimtare në pjesën e dytë të ditës shoqëruar me reshje shiu të dobëta e shtrëngata lokale.