Dy adoleshentë janë konfliktuar në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, në Kamëz.
Dyshohet se gjatë konfliktit, një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar.
Mësohet se 15-vjeçari është dëmtuar lehtë në krahë. Sakaq autori 18-vjeçari me iniciale K.Gj., është shoqëruar në komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.