Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Librazhd, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kthesa e ‘Labidarit’ në Librazhd.
Në automjet mësohet se udhëtonin 3 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Burime bëjnë me dije se personi i lënduar më rëndë, është dërguar drejt spitalit të Elbasanit për ndihmë mjekësore më të specializuar, pasi ka dëmtime në kokë.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.