Disfata e madhe e Berishës në zgjedhjet e 14 majit, vjen dorëheqja e parë nga grupi i tij

Shqipëria

Disfata e madhe e Berishës në zgjedhjet e 14 majit, vjen dorëheqja e parë nga grupi i tij

Më: 16 maj 2023 Në ora: 13:35
Sali Berisha

Luigj Gjoka, kryetari i grupit të “Rithemelimit” të PD-së në Shënkoll njoftoi sot dorëheqjen pasi njësia e tij pas 30 vitesh ka humbur për herë të parë. Ai kërkoi dorëheqjen edhe Sali Berishës.

Jap dorëheqjen e parevokueshme për shkak të rezultatit që ka dalë në Shënkoll. Është ushtruar një presion i jashtëzakonshëm nga shteti dhe Rama.

Nuk e prisnim këtë rezultat se në Shënkoll kemi dalë me 1000 vota para PS. Sot kemi dalë me humbje. Berisha ka përgjegjësi së bashku me degën e PD Lezhë.

Ka nevojë për rishikim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë drejtuesit e PD Lezhë”, tha Gjoka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat