Sipas Spartak Ngjelës kjo ishte gjëja më e rëndë për Sali Berishën në këto zgjedhje

Shqipëria

Sipas Spartak Ngjelës kjo ishte gjëja më e rëndë për Sali Berishën në këto zgjedhje

Më: 16 maj 2023 Në ora: 14:21
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Euronews Albania tha se Partia Demokratike duhet të rigrupohet pasi vetëm kështu mund të fitojë zgjedhjet në 2025.

Sipas tij gjëja më e rëndë për Berishën ishte se demokratët abstenuan, ndaj ai duhet të largohet.

“Nuk është problemi as te Alibeaj dhe as te tjetri. Problemi është se ky duhet të rigrupohet, kështu do fitojë zgjedhjet në 2025. Nëse largohet Berisha dhe rigrupohet PD-ja me vlerat që ka, kanë në perëndim gjithë ato vlera.

Ajo që ishte më e rëndë për Saliun është se abstenoi PD-ja. Partia Socialiste ka marrë vota aq sa ka pasur, këta nuk dolën. Unë ju thash që do ketë abstenim. Këtij i abstenon fryma e tij”,-tha Spartak Ngjela.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat