Gjykata e Korçës ka lënë të lirë Esmeraldo Kacollin i cili 3 ditë më parë u përfshi në një konflikt me kryetarin e bashkisë së Kolonjës Erion Isai duke e goditur këtë të fundit me grusht.
Sipas asaj që thotë gjykata Kacolli do të hetohet në gjendje të lirë pasi nuk paraqet rrezikshmëri të lartë.
Ngjarja ndodhi natën e heshtjeve zgjedhore në afërsi të fshatit Qinam mes simpatizantëve të BF dhe Erion Isait dhe stafit të tij.
Ngjarja është konfirmuar nga policia.