“Të djathtët të dalin nga izolimi”/ Ish-presidenti Topi ‘skanon’ rezultatin e zgjedhjeve për opozitë

Shqipëria

“Të djathtët të dalin nga izolimi”/ Ish-presidenti Topi ‘skanon’ rezultatin e zgjedhjeve për opozitë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:23
Ish-presidenti Bamir Topi

Ish-presidenti Bamir Topi, në studion e News24 foli për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, duke ‘skanuar’ edhe faktorët që sipas tij çuan në humbjen e opozitës.

Ndërsa u shpreh i keqardhur që situata tek e djathta ka rënë në këto nivele, ndërsa shtoi se nuk ka më kohë për t’u marrë me njëri-tjetrin.

Pjesë nga biseda në studio:

“Historia e një marrëdhënie politike është e shtrirë në vite. Sëmundja që ka karakterizuar PD dhe lidershipin ka qenë tendenca krijo konflikt dhe elimino, por vjen një ditë që gjithë këto resurse, apo tronditet një marrëdhënie besimi, atëherë vjen një ditë që të gjitha këto të kthehen pas. Ky vend po rrëshqet në mënyrë të pakuptueshme në mungesë të opozitës. Ndonjëherë më mirë të ‘mos ketë një opozitë’ se të kesh një opozitë të tillë. Pra nëse këto faktorë negative do të vazhdojnë të qëndrojnë, atëherë kjo sëmundje do të vazhdojë”, tha Bamir Topi, duke shtuar: “Politikanët e formuar, njerëzit shtetar dinë të projektojnë gjëra të mëdha, këta nuk luajnë as me porta të vogla”, u shpreh Bamir Topi.

Sa i përket kandidatit për Tiranën Roland Bejko, tha se nuk mund të gjykohet ai për humbjen e tij, por njerëzit që ka pasur në krahë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat