A e uroi Këlliçi për fitoren? Veliaj: Ende nuk i jam përgjigjur

Shqipëria

A e uroi Këlliçi për fitoren? Veliaj: Ende nuk i jam përgjigjur

Më: 16 maj 2023 Në ora: 23:13
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ftuar në Top Channel tha se nuk ka marrë ende një mesazh urimi për fitoren nga kundërshtari i tij politik, Belind Këlliçi edhe pse ky i fundit ka thënë se do ta uronte.

Fituesi i një tjetër mandati në Tiranë, pas zgjedhjeve të 14 majit tha se i vetmi mesazh që ka marrë është ai gjatë fushatës, që u është dërguar edhe qytetarëve të tjerë.

A të ka ardhur mesazh urimi nga Këlliçi?

Veliaj: Jo kam marrë vetëm një mesazh a je mërzitur a të ka ardhur në majë të hundës. Mora mesazhin që ju erdhi të gjithëve. U çua një mesazh spam nga fushata.

Mesazhi i parë që more cili ishte?

Veliaj: Si kam lexuar, të jem i sinqertë, me Ramën ishim aty në seli, kemi qenë aty tre ditë me stafin, Rama ishte shumë entuziast, mblidhemi aty për zgjedhjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat