Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari në Peqin, autori në arrati

Shqipëria

Plagoset me armë zjarri 55-vjeçari në Peqin, autori në arrati

Më: 17 maj 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Është plagosur me armë zjarri një 55-vjeçar në Peqin, në rrethana ende të paqarta.

Policia njofton se rreth orës 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, D. Ç. 55 vjeç, banues në Peqin.

Dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri, gjatë një konflikti me shtetasin S. D., rreth 52 vjeç, po ashtu banues në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat