Pas takimit që zhvilloi në selinë e PD me Sali Berishën, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ndal para gazetareve për të komentuar rezultatin e dobët elektoral të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit.
Ai paralajmëroi aksion opozitar të shtuar sidomos në Këshillat Bashkiakë.
“Gomerët” e Ramës nuk do të vjedhën dot. Do të përshkallëzojmë aksionin opozitar në Këshillat Bashkiake.”, u shpreh Ilir Meta.
Meta ishte I bindur se shqiptarët në 14 maj votuan në kushte terrori ndaj paralajmëroi beteje ligjore për cdo parregullsi.
Mafia e Ramës shkaterroi zgjedhjet. Për ne nuk ka dorëzim para narkoshtetit. Do të bëjmë kontestim ligjor dhe të faktuar të masakrës zgjedhore.