Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është duke prishur një hotel në Dhërmi.
Forcat e IKMT dhe policia kanë mbërritur në vendin ku është ndërtuar hoteli, i cili është në pronësi të shtetasit Fjorentin Belit.
Sipas burimeve, objekti do të prishej vjet por IKMT ka shkuar sot.