Analisti Andi Bushati tregoi në emisionin Now në Euronews Albania arsyet pse Lulzim Basha mund të kthehet në krye të Partisë Demokratike.
Sipas Bushatit, Basha nuk e ka humbur shansin politik pasi nuk është një humbës siç thotë Berisha, por është i vjedhur.
“Nëse Basha do të krijojë një rrymë të djathtë anti berishiste mund të kthehet në PD. Basha nuk e ka humbur shansin politik. Nuk është një humbës, ndryshe nga çfarë thotë Berisha, është lider i vjedhur.
Në 2021 Bashën e kanë masakruar, nuk ka humbur. Basha u bë zar ambasadash, e merrnin në zyra, i thoshin firmos non grata”, tha Bushati.