“Shqiptarët e shpallën non-grata”, Bushati: Berisha pranon më lehtë se erdhën alienët, se sa humbjen

Shqipëria

“Shqiptarët e shpallën non-grata”, Bushati: Berisha pranon më lehtë se erdhën alienët, se sa humbjen

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:39
Ervin Bushati

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste ishte e pritshme por megjithatë disa bashki bënë ndryshimin. I ftuar në një interviste televizive, Bushati tha se ky rezultat dihej dhe Berisha duhet ta pranonte humbjen.

Më tej, ish-deputeti, u shpreh se edhe pse Berisha e ka më të lehtë të pranojë se erdhën alienët se sa humbjen, fakti është se shqiptarët nuk e votuan dhe e nxorën “non grata”.

“Mesa duket refuzimi ndaj ofertës së Sali Berishës, bëri atë që mund  të ishte e paimagjinueshme po jo e papritur nga partia socialiste. Ne e dimë shumë mirë kush është realiteti elektoral në Shqipëri, ka dy realitete, ose ai shkencori, i logjikshmi, i matematikës, ose ai që pamë para pak minutash, të një fantazie të pa fre të Sali Berishës, që pranon çdo gjë në botë edhe po t’i thuash që ka në ardhur alienë, por nuk pranon që ka humbur. Do doja që zoti Berisha të kishte burrninë njësoj si kandidati i tij Zef Hila t’i jepte dorën kundërshtarit, apo si kandidati ynë në Kavajë Redjan Krali. Duhet ta pranojë një herë realitetin që shqiptarët e shpallën Sali Berishën ‘non grata’. Vota kundër nuk ishte vetëm kundër Sali Berishës, por ndaj kombinimit më toksik elektoral që mund të ishte Sali Berisha dhe Ilir Meta”, deklaroi ish-deputeti Ervin Bushati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat