Në autostradën Lushnje- Fier është shënuar një aksident i rëndë ditën e sotme, ku për pasojë është plagosur rëndë 30-vjeccari me inciale E. B.
Ngjarja ka ndodhur ne baypassin Pluk – Saver, ku drejtuesi i një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e betonit.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit E.B., 30 vjeç, banues në Lushnje ka qenë në gjendje të dehur në kohën e aksidentit.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksident.