Radhë e gjatë automjetesh është shënuar sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës nga ana greke.
Mbi 50 automjete momentalisht po presin në radhë.
Ato po presin për shkak të sporteleve të pakta nga ana e doganës greke.
Zgjedhjet parlamentare të së dielës kanë rritur ndjeshëm numrin e shqiptarëve që dalin nga toka shqiptare drejt asaj greke.