Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për 58-vjeçarin Tefik Teshi, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij Alma Qevani 44 vjeç.
Ngjarja ndodhi në fshatin Kusarth të Elbasanit 3 ditë më parë. Krimi i rëndë ndodhi pas debateve për motive banale.
Tefik Tashi i doli para kunatës dhe e qëlloi me sëpatë duke e lënë të vdekur. Më pas ai tentoi të arratisej, por u kap nga policia me duar të gjakosura dhe me sëpatën të fshehur në rroba.
Gjatë marrjes në pyetje ditën e ngjarjes, Tefik Tashi deklaroi se e vrau kunatën se nuk i bëri drekën dhe së bashku me vjehrrën e tij e kishin ofenduar.