Jani Rustemi, 27-vjeçari i arrestuar për vjedhjen e një tapeti ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të premteje.
Ai u vu në pranga më 12 prill, ndërsa shfaqi probleme shëndetësore pas arrestimit.
Jani Rustemi u shtrua në Reanimacionin Qëndror në QSUT për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa u raportua se ai qëndroi në gjendje koma.
Jani është babai i dy fëmijëve, ndërsa ishte arrestuar dhe më herët për të njëjtën vepër penale.