Ishte arrestuar për vjedhje, ndërron jetë në QSUT 27-vjeçari

Shqipëria

Ishte arrestuar për vjedhje, ndërron jetë në QSUT 27-vjeçari

Më: 20 maj 2023 Në ora: 18:17
Ilustrim

Jani Rustemi që ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror në QSUT, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Jani Rustemi, lindur e banues në Tiranë, me gjendje civile i martuar, baba i dy fëmijëve, ishte arrestuar më 12.04.2023 për “Vjedhje” dhe me gjendje gjyqësore i dënuar më parë.

Jani Rustemi ishte i shtruar ne Reanimacionin Qendror të QSUT-së në gjendje të renduar shëndetësore në koma pasi vuan nga “Bradipne humbje koshience, acidozë e thellë respiratore”.

Për ngjarjen u njoftua Prokuroria, Komisariati Policisë dhe Specialisti i ShKBSB për veprime të metejshme hetimore.

Kujtojmë se më herët është aluduar se Rustemi përfundoi në koma pasi dyshohet se iu dha një dozë e lartë metadoni. Më 30 prill nëna e të riut ka bërë kallëzim në polici mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat