Vdekja e të riut që u arrestua për vjedhje, Berisha: U dërgua në spital në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë

Shqipëria

Vdekja e të riut që u arrestua për vjedhje, Berisha: U dërgua në spital në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë

Më: 21 maj 2023 Në ora: 14:14
Jani Rustemi

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vdekjes së të riut Jani Rustemi, i cili ishte arrestuar një vjedhje të kryer pak kohë më parë.

Berisha shprehet se ai përfundoi në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë.

Sipas tij kjo faktohet nga dëshmitë e familjarëve që pretendojnë se ndaj Rustemit është ushtruar dhunë në paraburgim.

Berisha i kërkon Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe të denoncojë këtë akt kriminal të banditëve me uniformë.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Një krim tjetër horror shtetëror! I riu, Jani Rustemi i ndaluar nga policia, u dërgua në gjendje kome pas keqtrajtimit shtazarak nga kriminelët me uniformë dhe vdiq dje në QSUT.

Ai mbahej në paraburgim me akuzën se kishte kishte marrë pa leje një qilim. Familjarët deshmojnë se në paraburgim ndaj Janit është ushtruar dhunë e egër nga banditë me uniformë.

Kjo është vrasja shtetërore e radhës nga kriminelë me uniformën e një qytetari të ndaluar nga policia.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe si vrasje të mirëfilltë shtetërore të Jani Rustemit.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë me përparësi dhe denoncoj publikisht këtë akt kriminal të banditëve me uniformë. I bëj thirrje Komitetit të Antitorturës të Këshillit të Europës të ndërmarrë hetime për vrasjen me tortura të Jani Rustemit dhe shumë të rinjve të tje nga xhelatë me uniformë në burgjet dhe paraburgimet e narkoshtetit të Shqipërisë. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat