Eksperti i energjisë, Eduart Elezi, është shprehur se në periudhën e pandemisë KESH ka blerë energji me 3-fishin e çmimit në bursën hungareze.
Komentet Elezi i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se në Shqipëri është bërë një vjedhje e hapur e energjisë elektrike dhe janë dhënë tendera në vlerën limit të fondit.
Ai tha se organet e drejtësisë duhet të vepronin lidhur me abuzimet në fushën elektro-energjitike, pasi sipas tij, deri tani ato kanë treguar se janë inekzistente.
“Bursa Alpex për sa shifet është thjeshtë fiktive, është një shoë televiziv që është bërë për hapjen e kësaj burse. Shqipëria nuk ka nevojë për një bursë, pasi është një vend i vogël dhe ka tarifa të rregulluara. Ka pasur idera dhe projekte që të bëhej një bursë rajonale, ku të përfshiheshin Kosova, RMV, Mali i Zi. Kjo do të ishte ideale.
Çdo fiktivitet që bëhet me energjinë elektrike shkakton kosto. Situata e sektorit të energjisë nuk është krizë për energji. Situata është problemi se këto kanë një krizë finaciare nga borxhet që kanë marrë nëpër banka për të realizuar vjedhjet e tyre. Këta kanë 1.3 miliardë euro borxhe. Po të vihet re janë investime të fryra në vlerë. Marrin tendera në 100 të fondit limit. Organet e drejtësisë janë inekzistente lidhur me këta që vjedhin paratë publike.
Drejtuesi i ri i korporatës elektro-energjitike, erdhi dhe e menaxhoi në mënyrë barbare kaskadën e Drinit, duke blerë energji me çmime marramendëse derisa kaskada preku pikën e vdekjes.
Drejtori vjedh në mënyrë të hapur, shkakton kosto qytetarëve shqiptarë dhe biznesit, kështu që ai do një hetim nga strukturat e SPAK. Po ashtu edhe operatori i sistemit të shpërndarjes, ka pasur në total 5500 punonjës dhe sot ka 20 mijë punonjës. E gjitha kjo është bërë qoftë për propagandë dhe fushatë elektorale dhe i kanë sjellë kosto të mëdha shoqërisë dhe biznesit shqiptar. Kemi disa dhënie tenderash më shumë në këtë periudhë. Nuk janë tendera të fituar, por të dhuruar.
Kemi edhe shitje të energjisë elektrike në kohën që basenet duhet të mbajnë rezerva maksimale për të përballuar verën e nxehtë. Qeveria duhet të futet në menaxhimin e këtyre kompanive, të shikojë basenet dhe të menaxhojë ujin. Në periudhën e thatë të futemi me siguri për energjinë elektrike. Kjo blerja e energjisë elektrike për 2028 është idiotësi.
Ne jemi akoma me Korenë e Veriut “nga fitorja në fitore”. Në periudhën e pandemisë KESH ka blerë energji me çmime marramendëse. Me 3-fishin e çmimit në bursën hungareze. Duke pasur humbje të mëdha nga energjia, Enti rregullator vendos një tarifë afër vendeve të rajonit, kështu që kjo nuk është një tarifë e llogaritur”, u shpreh Elezi.