Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, i njohur ndryshe si Turi i Shqipërisë, zhvillon këtë vit edicionin e tij të 80-të. Gara e 3-të më e vjetër çiklistike në Evropë, e cila është prej disa vitesh është pjesë e kalendarit ndërkombëtar, do të përshkojë plot 754 km gjatë 5 etapave të saj.
Do të jenë 15 skuadra pjesëmarrëse, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, përgjatë itinerarit Tiranë-Lushnjë-Elbasan-Vlorë-Përmet, duke e mbyllur në finishin tradicional të Fierit.
Rrethi i 80-të Çiklistik i Shqipërisë
Etapa e parë – Tiranë – Dushk – Krrabë 146 km
Etapa e dytë – Tiranë – Lushnjë – Elbasan 157 km
Etapa e 3-të – Elbasan – Vlorë 143 km
Etapa e 4-t – Vlorë – Mbrostar – Përmet 185 km
Etapa e 5-të – Përmet – Fier 123 km.