Policia Rrugore ‘bën namin’ në 48 orë, arrestime, gjoba dhe pezullim patente

Shqipëria

Policia Rrugore ‘bën namin’ në 48 orë, arrestime, gjoba dhe pezullim patente

Më: 21 maj 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Policisë Rrugore ka intensifikuar monitorimin e qarkullimit të automjeteve në të gjitha akset rrugore nacionale, ato kryesore rurale dhe në qendrat urbane.

Mësohet se për 48 orë janë bërë monitorimet me radarë automatikë, makina inteligjente dhe dronë edukues, nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit, janë konstatuar dhe ndëshkuar me gjobë, 645 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 381 për mosvendosje të ripit të sigurimit; 406 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit; 173 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 79 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.

Gjithashtu janë ndëshkuar me gjobë 757 drejtues të automjeteve të cilët janë konstatuar me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat