Fotoja e ekzekutimit të Arian Gosës, pasditen e së dielës në Kavajë, ku pranë trupit të tij të pajetë qëndronte babai i moshuar ishte jo pak tronditëse. 80-vjeçari kishte 3 djem. Njëri i larguar në Gjermani tjetri iu vra 2 muaj më parë dhe të tretin e pa t’i vritej në sy. Gazetarja Klodiana Lala, në studion e Opinion, tregoi mbrëmjen e sotme se 48-vjeçari Arian Gosa ishte kthyer nga Italia, pas vrasjes së vëllait të tij Edmond Gosa. Kjo pasi sipas gazetares i moshuari kishte mbetur i vetëm.
Klodiana Lala: Arian Gosa është kthyer nga Italia, pasi…
Blendi Fevziu: Ai jetonte në Itali?
Klodiana Lala: Jetonte në Itali. Familja Gosa është nga zona e Peqinit, e zhvendosur në zonën e Kavajës prej vitesh. Janë tre vëllezër të cilët jetonin me babain e tyre të moshuar 80-vjeçar. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, pra vëllai i tij, sepse një vëlla tjetër nuk jeton në Shqipëri. Ai ka vite që është larguar për arsye shëndetësore, në drejtim të Gjermanisë. Në momentin që është vrarë Edmond Gosa, i moshuari mbetet i vetëm. Dhe për këtë arsye Arian Gosa është larguar nga Italia dhe ka ardhur në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Është kthyer nga Italia në Shqipëri.
Klodiana Lala: Është kthyer për t’u kujdesur për babain.
Autor i dyshuar i vrasjes së Arian Gosës është 31-vjeçari Habib Rexha, i cili është shpalllur në kërkim. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se u bë hakmarrja për vrasjen e vëllai të tij Altin Rexha. Ky i fundit humbi jetën më 29 Mars të këtij viti pas përplasjes me Edmond Gosën. Të dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin