“Beleri, mish i grirë i Mitsotakis”, gazetari zbardh detaje të reja nga arrestimi i kryebashkiakut të Himarës

Shqipëria

“Beleri, mish i grirë i Mitsotakis”, gazetari zbardh detaje të reja nga arrestimi i kryebashkiakut të Himarës

Më: 23 maj 2023 Në ora: 08:22
Fredi Beleri

Korrespondenti i Top Channel në Greqi Artur Bibe, ka treguar detaje të reja mbi situatën e Fredi Belerit dhe lidhjen me autoritetet greke. 

Ai u shpreh se tashmë janë ulur disi tonet e Ministrisë së Jashtme greke, pasi ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit.

Sipas gazetarit, Belri është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhje.

Bibe: Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së sërvirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Situata e Belerit u përdor edhe për të fituar vota. Thuhet se Dendiasit i janë treguar disa video prandaj edhe janë ulur tonet. Diplomatëve grekë i janë treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat