Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në unanimitet rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave.
Kjo rritje është pjesë e projektligjit për rritjen e pagave të administratës publike, parashikuar në reformën e pagave të hartuar nga mazhoranca.
Megjithatë, ndonëse u miratua në unanimitet, ky projektligj nuk ka kaluar pa debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Këta të fundit parashtruan që në fillim kërkesën e tyre për këtë rritje, duke pretenduar se nuk duhet të përjashtohen nga skema e reformës së pagave.