Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Aulon Kalaja tha në një intervistë në Euroenws Albania se opozita nuk e ka bërë detyrën e saj dhe nuk i ka garantuar shqiptarëve mundësinë që të votonin të lirë.
Ai tha se e dinin që Rama do fillonte të blinte vota, pasi sipas tij, kryeministri është një vrasës serial votash, e megjithatë nuk e ndaluan dot këtë fenomen, ndaj opozita duhet të mbajë përgjegjësitë e saj.
“Këto nuk janë justifikime, unë gjykoj se ne e dinim që Rama është një vrasës serial i zgjedhjeve. Ne e dinim që Rama do sillej kështu, atëherë cilat janë masat tona qa i lejuam qytetarët shqiptarë të votonin të lirë apo jo?
Ne nuk i lejuam, atëherë nuk është bërë detyra e opozitës. Opozita duhet të garantonte votat e shqiptarëve. I kishte dhënë fjalën shqiptarëve se do mbronte votat, kjo nuk ndodhi. Nuk bëhet fjalë për të vjedhur votën në kutinë e votimit. Jo. Ky është një proces që nis shumë më herët”,-tha anëtari i këshillit kombëtar të PD, Aulon Kalaja.