“Kosot për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe, do të përballohen nga pala britanike”.
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të mërkurë, teksa u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.
Manja deklaroi se marrëveshja ka si qëllim kryesor që këto shtetas shqiptarë që janë dënuar nga drejtësia britanike, ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit, pranë familjarëve të tyre.
“Siç është bërë e ditur, ne tashmë kemi një marrëveshje të arritur me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, për transferimin e personave të dënuar nga Britania në Shqipëri. Marrëveshja që kemi arritur, është një marrëveshje teknike që plotëson marrëveshjen e ratifikuar në Kuvend në vitin 2021, për transferimin e personave të dënuar shqiptarë nga Britania e Madhe në Shqipëri. Kriteret për transferimin, janë të përcaktuara në marrëveshjen që është në fuqi në 2021. Marrëveshja që kemi arritur tani, e para ka si qëllim kryesor që këto shtetas shqiptarë që janë dënuar nga drejtësia britanike, ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit, pranë familjarëve të tyre.
Dua t’iu siguroj, marrëveshja nuk krijon asnjë kosto për buxhetin e shtetit, efektivisht për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, sepse të gjitha shpenzimet dhe kostot do të përtballohen nga pala britanike, për çdo ditë të qëndrimit dhe të vuajtjes së dënimit në Shqipëri.