“Vegël në duart e Ramës”, Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Shpik e kërkon armiq, vendos interesin e tij mbi atë të demokratëve

Shqipëria

“Vegël në duart e Ramës”, Basha i përgjigjet akuzave të Berishës: Shpik e kërkon armiq, vendos interesin e tij mbi atë të demokratëve

Më: 25 maj 2023 Në ora: 14:28
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa ky i fundit e akuzoi se po zhvillon agjendën e Ramës.

Në një reagim në Twitter, Basha tha se halli i Berishës është tjetër, pasi sipas tij ai shpik dhe kërkon armiq për të fshehur dështimin e tij.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky.

Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.”, tha Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat