Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se në Himarë është krijuar bindja se Fredi Beleri do qëndrojë në burg dhe bashkinë do ta drejtojë zëvendësi i tij.
Sipas Markos, zëvendësi i Belerit pritet të jetë një qytetar me 3 shtetësi; shqiptare, amerikane dhe greke.
“Tashmë është ndarë mendja për Belerin që do qëndrojë në burg, e rëndësishme është të krijohet administrata se duhet të nisë sezoni turistik. Bashkia u takon banorëve dhe nuk ka pse të vështirësohen gjërat.
Kjo iniciativë për Belerin, për krijimin e ekipit të tij do shoqërohet me surpriza, pasi kam informacion se ai që do të udhëheqë bashkinë Himarë, zëvendësi i tij do jetë një qytetar me tre shtetësi; shqiptare, greke dhe amerikane”, tha gazetari.