Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë paraqitur ditën e sotme për kontroll mjekësor në QSUT.
Gjatë qëndrimit në ambientet e punës, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.
Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset me iniciale T.D., 42 vjeçe, dhe F.N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të ngjarjes.