67-vjeçari plagos aksidentalisht me çifte fqinjën në Shkodër

Shqipëria

67-vjeçari plagos aksidentalisht me çifte fqinjën në Shkodër

Më: 26 maj 2023 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Një grua ka mbetur e plagosur sot në mesditë, pasi është goditur me saçmen e armës së gjahut në Shkodër.

Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale. 69-vjeçarja po kalonte në rrugë kur është lënduar nga fqinji i saj, 67-vjeçari me iniciale D.R.

Gruaja është dërguar në spital, ndërësa fqinji është shoqëruar në Komisariat.

Arma është sekuestruar, ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat