Një granatë dore është konstatuar pasditen e kësaj të shtunë në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.
Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj.
Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe forcat xheniere për ta hequr apo asgjësuar në vend granatën
Granata ndodhet në anë të rrugës kryesore.