Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në zonën e Lazaratit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu thotë se Rama shkoi në Lazarat sot, ashtu si krimineli në vendin e krimit.
Sipas Shehut, Rama ishte në një godinë kur dikur shërbente si një shkollë, por që sot është braktisur për shkak të shpopullimit që ky regjim i ka bërë jo vetëm Lazaratit, por gjithë Shqipërisë.
Deputeti demokrat thekson se Rama u prit në Lazarat ashtu si ai e meriton, i braktisur nga të gjithë.
“Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethënës për bëmat e Qeverise se tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!
Ambientin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë regjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.
Per korrupsionin e regjimit, qe nuk heziton as para fatkeqësisë me te thelle, qe ai vete ka krijuar per qytetaret”, shkruan ndër të tjera Tritan Shehu.
Reagimi i Tritan Shehut
Rama sot ne Lazarat, si „krimineli“ ne vendin e „krimit!
Shkoi ne vetmi te thelle pikërisht ne ate godine qe:
–Flet me qarte se askund tjetër për pasojat e shkatërrimit, qe ai i bëri Lazaratit, të gjithë Gjirokastrës e Qarkut, shpopullimin e thellë të tyre.
–Demonstron tjetërsimin e pasurisë publike për interesa korruptive individësh e grupesh.
Shkoi sot ne atë godine në Lazaratin e poshtëm, e cila pak vite me pare ishte një shkolle e niveleve evropiane, plot nxënës, mësuese e aktivitete, e ndërtuar me fondet e BE.
Me tej filluar te zbrazet si pasojë e detyrimit nga ky regjim, të atij komuniteti fisnik, punëtor e te ndershëm, te braktisur nen dhunë, varfëri e denigrim, trojet e tij.
Këtij procesi ju shtuan dhe përpjekjet e Rilindjes aty për ta abandonuar ate godine, mbyllur atë shkolle, e kthyer ne…
Ne një strukture të dhënë privatit nen justifikimin e “mbledhjes se bimëve mjekësorë”.
Duke shfrytëzuar për këtë, si koperture nje “projekt zviceran”!
Vërtet Rama sot ka zgjedhur vendin me domethënës për bëmat e Qeverise se tij, jo vetëm ndaj Lazaratit!
Ambientin, qe ne heshtjen e tij sot akuzon qartësisht këtë regjim për politikat shkatërruese, shpopullimin e vendit.
Per korrupsionin e regjimit, qe nuk heziton as para fatkeqësisë me te thelle, qe ai vete ka krijuar per qytetaret.
Dhe Lazarati e priti sot ashtu si ai e meriton, me braktisje te plote.