Analisti Agim Baçi teksa komentoi zgjedhjet lokale të 14 majit, ku fitoi PS, tha se opozita u vetë-flijua.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se demokratët ia kanë lënë Sali Berishës te gjithë terrenin duke shtuar se këtij të fundit nuk po i kërkon njeri llogari dhe pse zgjedhjet u humbën.
Më tej ai shtoi ndryshe nga Berisha, Lulzim Bashës i kërkuan të gjithë llogari, kur humbi zgjedhjet e 2021.
“Këta ja kanë lënë të gjithë terrenin Berishës e ndoshta për këtë shkak janë dhe kritik ndaj Berishës. Bashës i kërkuan llogari pas zgjedhjeve, por me Berishën po heshtin dhe këtë heshtjen e tyre nuke kuptoj. PD ka nevojë për një lider të djathtë, nuk ka nevojë për një gjuhë bolshevike të Berishës, i cili e ka kthyer prapë në gjuhë ekstreme”- tha ai.