Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Kokën dhe ish-deputetin socialist, Alqi Bllako.
Kërkesa për gjykim të shkurtuar është pranuar edhe për 17 të tjerë të dyshuar si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
GJKKO gjatë seancës së sotme (29 maj) hodhi poshtë kërkesën e bërë nga Arben Dervishaj dhe Regan Merdani për shpallje të mos kompetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës.
Gjithashtu u rrëzua kërkesa e të pandehurit Arenc Myrtezani për shpalljen e akteve të pavlefshme.