Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, plagosen tre persona

Shqipëria

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, plagosen tre persona

Më: 29 maj 2023 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre persona, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Dvp Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat