Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përmbyset në rrugë

Shqipëria

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, furgoni përmbyset në rrugë

Më: 31 maj 2023 Në ora: 19:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është shënuar sot në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Piskupat. Një mjet furgon me targa AA 310 BV, ka rrëshkitur në rrugë duke u përmbysur.

Gazetari Roland Beqiraj raporton se nuk ka të lënduar.

Në aksident janë përfshirë tre mjete. Njërit prej mjeteve i është shkëputur një nga gomat e para, duke bërë që të humbasë kontrollin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat