Rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore.
Sot ata do të testohen për gjuhën e huaj.
Provimi i dytë për maturantët do të jetë ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 7 qershor dhe provimi i Matematikës më 13 qershor.
Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor.