Gjatë një lidhjeje Skype me emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama ka mohuar praninë apo udhëtimin e Shefes së Shërbimit Informativ Shqiptar në Beograd.
Duke ju përgjigjur akuzave të ish-Kryeministrit Berisha, ai tha se në fakt është pikërisht Berisha që po kërkon të përfitojë nga kjo situatë.
“Hedh një budalla një gur në lumë dhe 1000 të mençur nuk e nxjerin dot. Në këtë rast budallai është dhe i ligë dhe hedh një gur sepse do të përfitojë nga kjo situataë sipas mendjes së tij të rrjedhur. Dhe në emisionin më të rëndësishëm të javës më bëhet pyetje mua
. Natyrisht që nuk ka qenë, sepse kjo është gjë lehtësisht e verifikueshme, mjaftonte të ngrinit telefonoin dhe të pyesnit”, u shpreh Rama.