Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë.
Pasi u kapën duke transportuar emigrante të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vende të Bashkimit Europian.
Tahir Murati dhe Ali Peposhi, u arrestuan në flagrance në unazën e qytetit, me një furgon brenda të cilit ishin 10 klandestinë nga vendet e lindjes.
Dy trafikantet u kishin marrë emigrantëve një pagesë nga 300 deri në 1 mijë euro për person, për t’iu mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit.