Përplasen dy vetura, vdes aksidentalisht një fëmijë në Tiranë

Shqipëria

Përplasen dy vetura, vdes aksidentalisht një fëmijë në Tiranë

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërxull të Tiranës, ku ka vdekur një fëmijë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., 30 vjeç, është përplasur një tjetër makinë me drejtues shtetasin N. A., 63 vjeç, në rrugën “Shkëndija”.

Si pasojë ka mbetur i vdekur aksidentalisht një i mitur rreth moshës 6-7 vjeç, i cili ka qenë në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat