Meta: Jemi të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin me PD dhe çdo forcë tjetër politike të angazhuar për shtetin e së drejtës

Shqipëria

Meta: Jemi të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin me PD dhe çdo forcë tjetër politike të angazhuar për shtetin e së drejtës

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:01
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me bashkëpunimin me Partinë Demokratike pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit.

Meta është shprehur se PL është e hapur të vazhdojë bashkëpunimin me këtë forcë politike dhe çdo parti tjetër që është e angazhuar për shtetin e të drejtës, demokracinë dhe interesin publik.

“Ne jemi shumë të hapur të vazhdojmë bashkëpunimin dhe të thellojmë bashkëpunimin jo vetëm me Partinë Demokratike, por edhe me çdo forcë tjetër politike.

Me çdo qytetar që është i angazhuar për lirinë, për shtetin e së drejtës, për demokracinë, për interesin publik, për mirëqeverisjen dhe që është kundër këtij regjimi dhunues”, shprehet Meta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat