Mbërrin në shërbimin e provës Tiranë, urdhri i ekzekutimit të prokurorisë Elbasan për vënien në zbatim të vendimit ndaj Saimit Tahirit.
Burimet e sigurta i thanë Anila Hoxhës ekskluzivisht se punonjës të kësaj drejtorie po shkojnë në banesën e Tahirit për t’i komunikuar detyrimet që duhet të ndjekë Tahiri për vendimin qëndrim në shtëpi.
Sipas vendimit të gjyqtares Matilda Fetahu ish ministri del nga banesa vetëm për shërbime familjare.
Për të cilat duhet të njoftojë specialistin e shërbimit të provës Tiranë.