Breshëri shkatërron të mbjellat, stuhia zeron investimin e fermerëve në Peqin

Shqipëria

Breshëri shkatërron të mbjellat, stuhia zeron investimin e fermerëve në Peqin

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 18:15
Breshër

Kapriçot e motit nuk kanë të ndalur në këtë fund pranverë. Stuhitë e breshëritë kanë shkatërruar të mbjellat e stinës në disa fshatra të Peqinit.

Fermerët e fshatrave Shezë dhe Gjocaj tregojnë se 20 hektarë me pemë frutore janë dëmtuar plotësisht.

Ata theksojnë se mundi dhe investimi i një viti u shkatërrua në pak minuta.

“Për mua kjo është zero, se kjo nuk shitet, çfarë do i shesësh, edhe po ta mori tregtari 200 lekë e merr. Për ne ky mall këtu ka ikur. Deri tani me një hektar tokë që kam unë ka vajtur 2 milionë lekë vetëm spërkatja”, thotë një fermer.

Sigurimi i tokave përmes kompanive private është i papërballueshëm nga vetë fermerët. Ata tregojnë se kanë kërkuar ndihmë te drejtoria rajonale e bujqësisë në bashki.

“Shteti të vërë dorën në zemër të na ndihmojë. Kërkese kemi bërë, kemi shkruar sipërfaqet sa kemi, tani nuk e di se çfarë do bëhet”, shprehet një fermerët.

Fermerët e kësaj zone jetojnë vetëm me këto produkte si e vetmja mundësi jetese. Ata thonë se një breshër i tillë kishte rënë edhe para 20-të vitesh, por këtë vit dëmi ishte më i madh pasi produkti ishte gati për treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat