Një makinë e tipit “Range Rover” është vjedhur nga një fierak në Lungomare Vlorë.
Shoferja kishte lënë makinën ndezur me bllokosh për të shkuar në market, por pasi u kthe nuk e gjeti mjetin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe policia falë kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet ka mësuar itinerari i lëvizjes.
A.Goxhaj që vodhi makinën, është ndaluar nga policia pranë fshatit Panaja. Ai është 35 vjeç dhe rezulton me precedentë të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar sërish në polici.