Procesi i rinumërimit të kutive të bashkisë Belsh ka nisur pas vendimit të KAS.
Komisioni i Animimeve dhe Sanksioneve vendosi një ditë më parë për rinumërimin e votave për kryebashkiak në bashkinë e Belshit.
Ky vendim erdhi pas kërkesës dhe provave të paraqitura nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” për parregullsi në numërimi gjatë procesit zgjedhor të 14 majit.
Kjo bashki u fitua me një rezultat të ngushtë nga kandidati i PS, Arif Tafani.