SPAK thërret për të dëshmuar sanitaren që u kërcënua nga kryebashkiakja e Roskovecit

Shqipëria

SPAK thërret për të dëshmuar sanitaren që u kërcënua nga kryebashkiakja e Roskovecit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 13:59
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, është regjistruar duke kërcënuar sanitaren e Shkollës 9-vjeçare të fshatit Suk.

Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK) ka  thirrur dëshmitarë dhe ka kërkuar materiale lidhur me skandalin e kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila është shfaqur në disa video duke kërcënuar qytetarët dhe konkretisht sanitaren e një shkolle 9-vjeçare.

Në videopërgjimin e bërë publikë nga një emision investigativ, dëgjohet që kryebashkiakia i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat