Vangjush Dako mbetet në burg, gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Ja dy masat e sigurisë që ndryshuan

Shqipëria

Vangjush Dako mbetet në burg, gazetari i njohur zbardh detaje të reja: Ja dy masat e sigurisë që ndryshuan

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:20
Vangjush Dako

Gazetari Eni Ferhati raportoi se seanca për Vangjush Dakon zgjati më shumë se 6 orë. Gjykata e Posaçme, konkretisht gjyqtari Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin që më herët kishte marrë vetë ai më datë 6 qershor, atë të arrestit me burg për ish-kryebashkiakun Dako.

“Gjatë seancës Dako ka mbajtur një qëndrim mohues lidhur me dy akuzat për shpërdorim detyre që ka ngritur SPAK ndaj tij për dy episode, për një pallat për të cilin është zbardhur me vonesë leja e ndërtimit, por dhe për një procedurë tenderimi,” – u shpreh Ferhati.

Gazetari shtoi se ka pasur dy masa që janë ndryshuar nga ato parapraket, ajo për Adrian Bulku nga arrest me burg është vendosur masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe për Diana Dede nga arrest shtëpie është vendosur masa e detyrimit të paraqitjes.

Gazetari solli gjithashtu në vëmendje se janë 10 persona me masë sigurie, 3 prej të cilëve janë ende në kërkim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat