Një anë e tërë e një konvikti studentor të mjekësisë nëTiranë është mbuluar nga një mural i Lionel Messit.
Piktori argjentinas Maximiliano Bagnasco po merr pjesë në “Tirana MuralFest 2023” dhe ka vendosur ta përjetësojë futbollistin më të madh, idhullin e tij më të madh.
Murali 25×10 metra portretizon një Messi me mjekër dhe të buzëqeshur, i veshur me fanellën bardheblu të kombëtares së Argjentinës, me numrin 10.
Ai do të mbulojë faqen e një ndërtese në një kryqëzim pranë spitaleve kryesore të kryeqytetit shqiptar.